zgjedhjet amerikane
Raporti i shërbimeve amerikane, një “përmbledhje e shtypit” rus
Raporti i dakordësuar i tri agjencive amerikane të inteligjencës, publikuar dje në një version të deklasifikuar, është përqafuar nga mediat kryesore si libri i zbulesës së aktiviteve ruse në zgjedhjet amerikane. Ndërkohë variante sekrete të raportimit të shërbimeve kanë dalë në NBC dhe një akt i tillë është cilësuar me prapavijë politike nga presidenti i zgjedhur Donald Trump por edhe themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange.
Raporti i FBI-së për hakerat rusë – asnjë përfundim për ndikimin në zgjedhje
Byroja Federale e Hetimit në SHBA ka publikuar sot një raport të shkurtër mbi aktivitetin kibernetik rus dhe implikimet e mundshme të tij në zgjedhjet amerikane të 8 nëntorit. Në dokument sillet në vëmendje drejtimi i aktiviteteve të këtilla nga njësitë e inteligjencës ruse, duke dhënë shpjegime të hollësishme me karakter teknik sesi realizohet kjo gjë.
Dossier/1983, senatori demokrat Ted Kennedy kërkoi ndërhyrjen sovjetike në zgjedhje: Reagan është i aftë kundër çdo propagande”
Media të ndryshme kryesore po raportojnë se shërbimi amerikan, CIA, ka konfirmuar se Rusia ka ndërhyrë në zgjedhjet e fundit presidenciale. Teknikisht kjo është realizuar sipas CIA-s duke hakeruar sistemet komjuterike të të dyja partive kryesore, por duke publikuar vetëm materiale nga Partia Demokratike. Flitet për individë të lidhur me Rusinë që janë identifikuuar, ndonëse nuk sqarohet se cila kategori lajmesh ndikoi në zgjedhje. Vetë humbësja Hillary Clinton deklaroi se goditja kryesore e fushatës erdhi nga drejtori i FBI-së, Comey, me rihapjen e hetimeve.