hebrenj
"Lista e Shindlerit" trazon Gjermaninë (trailer)
Vendimi fillestar i një kinemaje në qytetin Hachenburg të Gjermanisë për t’u ofruar bileta falas anëtarëve të Partisë Alternativa e Ekstremit të Djathtë (AFD) për premierën e filmit "Lista e Shindlerit" ngjalli reagime të ashpra.
Shpallet kombi-shtet i hebrenjve
Parlamenti i Izraelit miratoi të enjten një ligj që përcakton se vetëm hebrenjtë kanë të drejtën e vetëvendosjes në vend, vendim që pjesëtarët e pakicës arabe e quajtën me prapavijë raciste dhe që e kthen vendin në një regjim aparteidi.
Ligji që sanksionon "kombin-shtet të hebrenjve" në favor të cilat ishte shprehur qeveria e krahut të djathtë u miratua me 62 vota në favor, 55 kundër, ndërsa dy prej 120 anëtarëve të parlamentit izraelit abstenuan. Disa deputetë arabo-izraelitë reaguan ashpër duke grisur kopjet e tekstit pas votimit.
“Qyteti pa hebrenj”, zbulohet pas 90 vitesh filmi profetik për shfarosjen e hebrenjve nga nazistët
Konsiderohej i zhdukur për më shumë se 90 vjet dhe të gjithë menduan se kishte humbur përgjithmonë. Megjithatë film - profeci për shfaqjen e nazizmit "Qyteti pa hebrenj" i vitit 1924 u shpëtua nga prishja dhe pritet të rishfaqet pas përpunimit digjital. Sipas një artikulli nga Guardian, filmi është i bazuar në novelën e një autor hebre Hugo Betaouer të titulluar «Die Stadt ohne Juden» (Qytet pa hebrenj). Ai u shfaq në Vjenë në korrik të 1924 dhe filmi është shokues për ngjashmëritë me praktikat e Rajhut të Tretë, që u zbatuan disa vite më vonë kundër hebrenjve.