varesia

Macron hedh grepat në mundësinë ekonomike kineze për Europën

Postuar në 09 Prill, 2023 16:48

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar për rrezikun strategjik që i vjen Europës nga shndërrimi eventual i saj i një “dishepulli” të Amerikës në konfrontimet e kësaj të fundit me Kinën. Gjatë një interviste të dhënë në avionin presidencial francez – stil alla amerikana ky - në rrugën e kthimit nga Kina, Macron ka ritheksuar konceptin e “autonomisë strategjike” për Europën nën drejtimin e Francës, me ambicien e shndërrimit në një superfuqi e tretë.

Studimi: Marijuana mjekësore krijon varësi

Postuar në 25 Mars, 2022 10:07

Përdorimi i marijuanës mjekësore për të trajtuar dhimbjen, ankthin dhe depresionin nuk arrin t’i përmirësojë këto simptoma, por dyfishon rrezikun e zhvillimit të çrregullimit të përdorimit të kanabisit. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts (MGH) në Shtetet e Bashkuara, i botuar në revistën JAMA Network Open. Studimi është kryer me 269 të rritur nga zona e Bostonit me një moshë mesatare prej 37 vjeç.

Për dashurinë dhe drogëra të tjera

Postuar në 17 Janar, 2022 08:00

Nuk është e madhe distance mes kohës kur njerëzit mësuan të shkruajnë me kohën kur nisën të shkruajnë për dashurinë. Poezia më e vjetër e dashurisë i takon shekullit XXI para Krishtit. Që atëherë, ata që kanë marrë përsipër të shkruajnë për dashurinë, e kanë përshkruar pothuajse njësoj: të bukur, por njëkohësisht të dhimbshme dhe të vështirë për t’u shkëputur prej saj.

Por a mund ta krahasojmë dashurinë me një lloj droge?

INSTAT del nga duart e qeverisë

Postuar në 12 Shkurt, 2018 16:51

Në Kuvend ka mbërritur për diskutim këtë javë projektligji për “Statistikat zyrtare”. Përmes tij, synohet krijimi i autonomisë së INSTAT-it, pasi do të jetë Kuvendi ai që do të bëjë emërimet dhe shkarkimet për anëtarët në institucion.

Kryeministri merr nën kontroll direkt Agjencinë e Zhvillimit të Territorit - lejet në dorë të Ramës

Postuar në 17 Dhjetor, 2017 13:14

Kryeministri Edi Rama duket se ka vendosur të marrë nën kontroll të drejtëpërdrejtë administrativ dhe juridik çdo vendimmarrje të Agjencisë së Zhvillimit të Territorit. Përmes një vendimi të Këshillit të Ministrave të marrë në datën 13 dhjetor 2017, normohen varësi të reja të Agjenicisë  e cila sipas përcaktimit të VKM-së nr. 795 të vitit 2015 “kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit”. Konkretisht Agjencia pranon dokumentacionin për shqyrtim dhe miratim në KKT, organizon mbledhjet dhe çka ka më shumë rëndësi,

Tatimeve i "shkurtohen degët". Apelimi në varësi të Ministrisë së Financave

Postuar në 05 Shtator, 2016 16:13

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve do të operojë me një strukturë të re. Disa drejtori do të hiqen nga varësia e saj dhe do t’i kalojnë Ministrisë së Financave. Pikërisht Drejtoria e Apelimit Tatimor dhe Avokati i Tatimpaguesve , do të jenë në varësi dhe si vendndodhje brenda Ministrisë së Financave.
Ndërsa sektori vlerësimit do të shkrihet, ai do të bashkohet me sektorin e kontrollit. Po ashtu procedurat e verifikimit të terren, do të bashkohet me departamentin e hetimit. Ndryshimet vijnë në zbatim të ligjit për procedurat tatimore.

"TemaTv"

Subscribe to RSS - varesia