Studimi: Marijuana mjekësore krijon varësi
Përdorimi i marijuanës mjekësore për të trajtuar dhimbjen, ankthin dhe depresionin nuk arrin t’i përmirësojë këto simptoma, por dyfishon rrezikun e zhvillimit të çrregullimit të përdorimit të kanabisit. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga Spitali i Përgjithshëm i Massachusetts (MGH) në Shtetet e Bashkuara, i botuar në revistën JAMA Network Open. Studimi është kryer me 269 të rritur nga zona e Bostonit me një moshë mesatare prej 37 vjeç.
Studimi zbuloi se përdorimi i produkteve të kanabisit me mbikëqyrjen e nevojshme mjekësore për të trajtuar dhimbjen, ankthin ose simptomat depresive nuk i përmirësoi ndjeshëm këto probleme.
Për më tepër, u vu re se përdorimi i saj rriti ndjeshëm rrezikun e zhvillimit të çrregullimit të përdorimit të kanabisit - të cilin autoritetet shëndetësore zakonisht e përkufizojnë si paaftësia e një personi për të ndaluar përdorimin e marijuanës edhe pse ajo po shkakton probleme shëndetësore dhe sociale në jetën e tyre.
Të vetmet efekte pozitive që evidentoi studimi ishin përmirësimi i rasteve të pagjumësisë dhe dhe rritja e ndjesisë së të qenit mirë.
Vitet e fundit, disa vende e kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore.Britania, Kanadaja, Australia- së bashku me 36 shtete të SHBA dhe Distriktin e Kolumbisë – e lejojnë shitjen e kanabisit për përdorim mjekësor.
Kjo bimë është parë si një mënyrë për të qetësuar dhimbjen, për të përmirësuar gjumin, ankthin dhe simptomat depresive.
Megjithatë, përdorimi i tij është shoqëruar edhe me çrregullime psikotike dhe depresive, mani, vetëvrasje dhe dëmtime konjitive.
Megjithatë, sipas studimit, pikërkisht ata që përmes saj zgjedhin të luftojnë ankthin ose depresionin, i kanë gjasat që të bëhen të varur prej saj.
Add new comment