zaman
Erdogan, uzurpuesi i gazetës sime...
Autori i këtyre radhëve është një gazetar turk, i cili deri para pak javësh drejtonte gazetën “Zaman”, të përditshmen me tirazhin më të madh në Turqi. Vetëm pak orë pas sekuestrimit të gazetës dhe caktimit të administratorëve shtetërorë, papritmas u konsiderova “anëtar i një rrjeti terrorist”. Prej gati dy vitesh, vendi im është kthyer në një arenë të lojërave politike dhe më datë 4 mars, përjetoi një tjetër skenë surrealiste. Qeveria përdori gaz lotsjellës dhe pompa me ujë për të sulmuar gazetën që unë drejtoja. Disa prej nesh u keqtrajtuan dhe disa të tjerë i shanë dhe i fyen rëndë.