walesa
"Gjermania duhet të marrë drejtimin e Europës"
Gjermanët do të bënin mirë t'i linin mënjanë komplekset dhe të marrin drejtimin e Evropës: kjo është dëshira e Nobelistit të paqes dhe ish-Presidentit të Polonisë, Lech Walesa, në intervistë me Deutsche Welle.
DW: Në cilin drejtim po lëviz Evropa?
Lech Walesa: Kjo është një pyetje e mirë, për të cilën duhet të gjejmë një përgjigje. Duhet të shtrojmë pyetjen për themelet e Evropës, për sistemin e saj ekonomik, për modelin e saj të demokracisë.