ujguret
Franca cilëson si Genocid represionin e Kinës mbi ujgurët
Me anë të një rezolute të miratuar nga parlamenti, Franca e ka cilësuar gjenocid trajtimin që Kina i bën pakicës myslimane ujgore. Vendimi pritet të tensionojë marrëdhëniet midis Parisit dhe Pekinit dy javë përpara Olimpiadës Dimërore.
Denoncimi përmes kësaj rezolute u propozua nga socialistët opozitarë dhe u mbështet edhe nga partia e presidentit Macron, Republique en Marche.
Në rezolutë thohet se Asambleja Kombëtare "njeh zyrtarisht dhunën e ushtruar nga Republika Popullore e Kinës kundër ujgurëve si krime kundër njerëzimit dhe gjenocid".
Etika e shkencës, dorëhiqet një pjesë e bordit të revistës që botoi studime mbi ujgurët
Tetë anëtarë të bordit të revistës shkencore “Molecular Genetics & Genomic Medicine” kanë dhënë dorëheqjen pas botimit të disa studimeve që ata pretendojnë se mund të përdoren për profilizimin e ADN-së dhe persekutimin e pakicave etnike në Kinë.
Polemikat sa u takojnë kërkimeve etnike nuk janë diçka e re në komunitetin shkencor. Rasti konkret ka të bëjë me kërkime mbi tibetianët dhe ujgurët, midis grupeve të tjera etnike. Revista botohet nga Wiley, një kompani shumëkombëshe me seli në New Jersey që është një nga botuesit kryesorë shkencorë në botë.
Kina mbledh ADN-në e 11 milionë ujgurëve
Human Rights Watch raportoi se autoritetet kineze po mbledhin mostrat e ADN-së, shenjat e gishtërinjve dhe të dhëna të tjera biometrike nga çdo banor në një rajon të largët perëndimor . Zyrtarët gjithashtu po ndërtojnë një bazë të dhënash për llojet e gjakut nga mosha 12 deri në 65 vjeç në Xinjiang. Ky rajon është shtëpia e mbi 11 milionë ujgurëve, një pakicë muslimane turke që herë pas here është goditur nga fushatat e dhunës.
Në vendin e ujgurëve
Rajoni Autonom Ujgur i Xinjiang ndodhet në Kinën veriperëndimore dhe në të banojnë 22 milionë banorë. Në përmasa thuajse sa gjysma e Indisë rajoni është kryqëzim historik dhe ka kufi të përbashkët me Afganistanin, Kazakistanin, Kirgizinë, Mongolinë, Rusinë dhe Taxhikistanin. Aty banojnë edhe 10 milionë ujgurë që përbëjnë gjysmën e 22 milionë myslimanëve të Kinës. Pasuria historike mund të shihet në larminë e veshjeve, te njerëzit, ndërkohë që problemet politike me Kinën janë serioze.