sputnik

Twitter bllokon reklamat e Sputnik dhe Russia Today

Postuar në 26 Tetor, 2017 19:59

Twitter bllokon të gjitha reklamat e rrjetit televiziv rus RT (Russia Today) dhe agjencisë ndërkombëtare ruse të lajmeve Sputnik. 

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi ishte i bazuar në një raport të inteligjencës amerikane që arriti në përfundimin se TV RT dhe Sputnik kishin tentuar të ndërhynin në zgjedhjet presidenciale të SHBA në vitin 2016 nga qeveria ruse.

Betejë spiunazhi në Ballkan

Postuar në 13 Korrik, 2017 20:28

"Me ndihmën e CIA-s dhe aktorëve të tjerë perëndimorë, agjencitë e inteligjencës shqiptare, kroate dhe malazeze mund të bëhen një kërcënim i ri për Serbinë për shkak të marrëdhënieve të saj me Rusinë". Kështu shkruhet në një artikull të Sputnik që ka biseduar me një ish-punonjës të inteligjencës jugosllave. 

Sipas një burimi të cituar nga Sputnik, Serbia duhet të jetë e kujdesshme për një rrjet spiunazhi shqiptaro-kroat, sepse këto dy shtete kanë më shumë ankesa ndaj Beogradit sesa të tjerët.

Kush po përpiqet të “vrasë” presidentin Asad?

Postuar në 01 Shkurt, 2017 17:20

Që nga fundjava e kaluar ka qarkulluar një lajm në agjencitë e njohura ndërkombëtare se Presidenti i Sirisë, Bashar Al Asad është në gjendje kome. Madje mediat aluduan se ai anuloi një takim me industrialistë në periferi të Damaskut.

Agjencia ruse  e lajmeve Sputnik thotë se lajmi se Bashar al-Assad kishte pësuar një goditje cerebrale u botua për herë të parë nga gazeta libaneze Al-Mustaqbal. Gazetari i njohur i “Al Jazeera” Faisal al-Qassem njoftoi gjithashtu në ‘Tëitter’ për 4.5 milion ndjekesit e tij se Assad është në gjendje kome.

Agjencia e lajmeve e Kremlinit: Shqiptarët po pushtojnë Serbinë Jugore

Postuar në 25 Maj, 2016 16:05

Shqiptarët janë të rëndësishëm, ndoshta më shumë të rëndësishëm sesa e mendojnë veten. Të paktën për agjencinë shtetërore të lajmeve, “Sputnik”, sipas të cilës “shqiptarët po pushtojnë Serbinë”. Lajmi referohet nga agjencia serbe e lajmeve, “B92” dhe bën fjalë për blerjen e pronave të paluajtshme nga shqiptarët e Kosovës në zona të Serbisë Jugore. Nga viti 2010 deri në vitin 2015, shqiptarët e Kosovës kanë blerë apartamente dhe toka në masë në Nish, Leskovac, Vranja, Kurshumlija dhe Prokuplje.

Epidemia nacionaliste, Kroacia në radhë pas Hungarisë?

Postuar në 04 Maj, 2016 12:55

Koalicioni qeverisës në Kroaci ka tërhequr vëmendjen për një prirje nacionaliste të ngjashme me atë që haset aktualisht në Hungari. Njësoj si kjo e fundit, edhe Kroacia bën pjesë ndër ato vende që kanë traditë në instalimin e regjimeve nacionaliste, të përfshira madje në krime si në rastin e Luftës së Dytë Botëore. Duket se cikli po mbyllet dhe retorika po riadaptohet në formën e një shpagimi historik, por edhe ndoshta pse alternativat e tjera janë diskredituar.

Erdogan e ka me të gjithë, bllokon hyrjen në faqen online të agjencisë ruse “Sputnik”

Postuar në 15 Prill, 2016 13:51

Presidenti turk Erdogan ngjan i mbërthyer nga një valë zemërimi me disa njerëz të politikës anembanë botës. Pas rastit të fundit me Gjermaninë, ku Erdogan kërkon procedimin penal të një komediani, vjen edhe “eventi” i radhës. ANSA njofton se Tib, autoritetit turk për telekomunikacionet ka vendosur bllokimin e aksesit në faqen online të agjencisë ruse, pro -Putin, “sputniknews.com”. “Bëhet fjalë për një masë administrative, ndaj të cilit mund të shkohet në gjykatë”, deklaron enti në fjalë.

Masakër tjetër nga ISIS në Siri. Disa media raportojnë për 280 persona të ekzekutuar, përfshirë fëmijë

Postuar në 17 Janar, 2016 04:25

Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” raporton për një masakër të re të kryer nga militantët e Shtetit Islamik. Sipas kësaj agjencie, që referon burime siriane lokale, ISIS ka ekzekutuar 280 persona, mes të cilëve fëmijë dhe gra, pasi akuzoheshin se kishin bashkëpunuar me forcat ushtarake siriane dhe pasi forcat ruse dërguan ndihma në rajonin e Deir ez-Zor, vendi i masakrës. 

Pages

Subscribe to RSS - sputnik