spasovksi
Zaev jep dorëheqjen. Presidenti i Maqedonisë së Veriut mandaton Oliver Spasovskin për qeverinë teknike
Zoran Zaev ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.
Këtë mëngjes në orën 8.30 ishim në Qeveri. Nënshkrova dorëheqjen time, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës dhe në bazë të Ligjit për Qeverinë. Besoj se dokumenti do të arrijë në Parlament shumë shpejt, në mënyrë që procedura të fillojë gjatë ditës për të mundësuar miratimin e qeverisë teknike
ka thënë Zaev.