slutsky
Skutsky i Duma-s: Mund të firmosen disa dokumente me Ukrainën brenda disa ditëve
Rusia dhe Ukraina mund të firmosin disa dokumente të përbashkëta në ditët në vijim. Të paktën ky është mendimi i kreut të Komitetit për Çështjet me Jashtë në Duman ruse, Leonid Slutsky në një intervistë për RT.
Nëse krahasojmë pozicionet e dy delegacioneve në bisedime që nga fillimi e deri më sot, ne do të shohim përparim të konsiderueshëm. Jam i kënaqur të them se sipas pritmërive të mia personale ky përparim mund të zhvillohet në qëndrime të përbashkëta brenda disa ditëve dhe disa dokumente mund të firmosen
Turqia është blerësi i parë, Rusia: Armatimi ynë do shfaqet në mbarë Lindjen e Mesme
Ndërsa mediat amerikane raportojnë për sanksione të mundshme ndaj Turqisë, për shkak të blerjes prej saj të sistemit mbrojtës S-400, Moska njofton se ka ndërmend që armatimin e saj ta shpërndajë në mbarë rajonin e Lindjes së Mesme dhe të Afërme. Kreu i Komitetit për Çështjet e Jashtme në Dumën ruse, Leonid Slutsky ka deklaruar në një intervistë për RT se Turqia është vetëm blerësi i parë.