shpellat
Një amator britanik deshifron kodin e shpellave të Epokës së Akullnajave
Jeta gjatë epokës së akullit në Evropë gjendet e dokumentuar përmes vizatimeve në shpella. Njerëzit e asaj epoke, të cilët jetonin kryesisht me gjueti, kanë regjistruar informacione të detajuara rreth jetës së kafshëve rreth tyre, të cilat nukishin deshifruar deri tani. Vizatimet datojnë të paktën 20 000 vjet më parë. Por i pari që zbuloi se shenjat e lëna nga njeriu i lashtë në shpella lidheshin me ciklet e jetës së kafshëve u bë nga një njeri që nuk ka lidhje me arkeologjinë.
Neandertali, artisti i parë
Ideja se Neandertalët ishin njerëzit e parë që krjuan art sa vjen dhe përforcohet për të shkuar drejt një teze përfundimtare. Një studim i fundit që ka marrë në shqyrtim edhe zbulimin e shpellave me vizatime në Spajë që mendohet se janë 65 mijë vjet të vjeta, e vendos Nenandertalin në një tjetër perspektivë për shkencën. Jo më inferiorë dhe të pazhvilluar, por humanoidë të sofistikuar që riprodhonin imazhe dhe që kishin një sens artistik të ngjashëm me tonin.