Sherefedin

“Kali” i PD-së për të rimarrë bashkinë e Dibrës

Postuar në 11 Gusht, 2016 20:48

Deputeti i PD-së, Sherefedin Shehu do të jetë kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet që do të mbahen në 11 shtator në Bashkinë e Dibrës. Emri i tij konfirmohet nga selia blu që mesa duket ka zgjidhur kontradiktat e degës lokale, duke vendosur kandidimin e një deputeti. Në qeverisjen e Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu ka mbajtur edhe postin e zv/ministrit të Ekonomisë. Nga krahu tjetër PS nuk ka ende një emër për zëvendësuesin e mundshëm të Shukri Xhelilit.

Subscribe to RSS - Sherefedin