pushtimi
Mësimi i madh i 7 prillit
7 prilli 1939 është ndër ditët më të errëta në historinë e Shqipërisë. Mëngjesin e së Premtes së Madhe trupat e Musolinit zbarkuan në portet e Shqipërisë. Atë ditë u varros pavarësia e Shqipërisë, e fituar me gjak e sakrifica të panumërta me 28 nëntor 1912.
Tezat për Luftën, K. Frashëri: Italia fashiste kërcënonte ekzistencën e kombit shqiptar. 52 mijë kolonë u vendosën në 8 muaj në Shqipëri
Kristo Frashëri publikon një analizë të vetën në gazetën “Dita” me temë Luftën Nacionalçlirimtare. Për këtë temë është shkruar shumë, historianët vijojnë të grinden për rolin e disa prej figurave etj., gjithë duke marrë më shumë rreshtime politike. Frashëri ka një lloj autoriteti në Shqipëri, edhe mse profesionistëve të fushës, kështu që mendimi i tij dëgjohet. Po veçojmë tre momente nga analiza: së pari se pushtimi i Italisë, nuk zhbëri pavarësinë e Shqipërisë, por sipas Frashërit, ajo rrezikonte ekzistencën e kombit shqiptar.