peter weiss
Kur studenti korrigjon profesorin
Autorët e një punimi shkencor të vitit 2018 u detyruan të tërheqin studimin e tyre pasi tre studentë të doktoraturës gjetën një problem me metodën e ndjekur prej tyre. Studimi në fjalë bëri bujë kur u publikua për herë të parë. Autorët arritën në konkluzionin se nanoshtizat, struktura mikroskopike të ngjashme me ciflat e një objekti, mund të përdoren efektivisht në përmirësimin e terapive gjenetike.