parlamenti grek
"Po-ja" që ndryshon Ballkanin
Pas një debati të stuhishëm me një kohëzgjatje totale prej 38.5 orësh ligjërata dhe 200 deputetë që mbajtën fjalime parlamenti grek më në fund ratifikoi me 153 vota "po" Marrëveshjen e Prespës” që ndryshon panoramën e zhvillimeve në Ballkan.
Votimit i parapriu një javë e mbushur me konfrontime, dy divorce politike dhe shpërbërjen e një grupi parlamentar. Vetë Tsipras kishte 145 vota, por në këtë votim ai pati mbështetjen edhe të deputetëve të pavarur.
Tsipras drejt vetmisë së madhe, thjesht po shton borxhin e Greqisë
Parlamenti grek ka miratuar të enjten në mbremje paketën e masave të reja, duke bërë hapin vendimtar për marrjen e financimeve të tjera nga kreditorët. Masat u votuan me 153 vota ”pro” dhe 137 “kundër”.
Bakojanis denoncon takimin Rama-Tispras
Ish-ministrja e jashtme, Dora Bakojanis ka denoincuar në parlamentin grek takimin mes kryeministrit grek Aleksis Tsipras dhe homologut të tij shqiptar Edi Rama. Duke iu drejtuar personalisht kryeministrit Tsipras, deputetja e Demokracisë së Re, e cila hodhi firmën mbi marrëveshjen detare kur ishte minister e jashtme e pyeti mbi përmbajtjen e takimit me me kryeministrin shqiptar që u zhvillua në Nju Jork javën e kaluar, duke kërkuar të dijë nëse mes dy kryeministrave është diskutuar për kufirin detar dhe marrëveshjen e mbetur pezull mes dy vendeve.