padova

Padova/Italianë e shqiptarë kundër shembjes së Teatrit: Një vend pa memorie është një vend pa identitet

Postuar në 31 Maj, 2020 19:38

Një vend pa memorie është një vend pa identitet”. Me këtë moto qytetarë shqiptarë e italianë kanë protestuar në Padova të Italisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Zemërimi i tyre është shprehur nëpërmjet pankartave në duar, me ndjeshmërinë për trashëgiminë kulturore shqiptare.

Protesta është zhvilluar para pallatit Moroni, në mbështetje të kauzës për Teatrin Kombëtar. Elda Omari, arkeologe dhe historiane, ka dënuar shembjen e kësaj godine të ndërtuar nga italianët, si dhe dhunën e ushtruar të policisë ndaj pjesëtarëve të Aleancës së Mbrojtjes së Teatrit.

Subscribe to RSS - padova