PAA
Agron Duka pozicionohet në opozitë. Fermeri: Më kërkuan projekt inxhinerik dhe plan vendosje për kasollen e lopës
Shkëputja e Agron Dukës nga Partia Republikane nxiti hamendësimet për qëllimet dhe aktorët që qëndrojnë pas këtij projekti politik. Influenca që Duka ka në qarkun e Durrësit i japin peshë prezencës së Partisë Agrare Ambjentaliste në konjukturën politike që sa vjen dhe fragmentarizohet. Për momentin Agron Duka është i pozicionuar në opozitë, siç njoftohet në një komunikatë të Partisë Agrare Ambjentaliste që pasqyron një takim të Dukës me fermerët e Korçës.