Oscar

Zelenskiy, heroi i Perëndimit në një lojë lufte

Postuar në 27 Mars, 2022 23:37

Aktori i mirënjohur Sean Penn ka deklaruar në një intervistë për CNN se nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy nuk do të lejohet të flasë gjatë transmetimit të ceremonisë së Oscar, ai do ta shkatërrojë trofeun e vet. 

Nuk ka asgjë më të madhe sesa Akademia të mundësojë që ai të flasë me të gjithë ne

është shprehur ai. 

Oscar nderi për Samuel L. Jackson

Postuar në 26 Mars, 2022 16:04

Akademia e Çmimeve Oscar nderoi me statujën e artë aktorin Samuel L. Jackson. 73-vjeçari i njohur për bashkëpunimet me Spike Lee dhe Quentin Tarantino nuk e ka marrë asnjëherë më parë këtë çmim, pavarësisht se filmat e tij kanë arkëtuar miliarda dollarë në kinematë amerikane dhe ato të botës. Hera e fundit që Jackson iu afrua një Oscar-i ishte kur u nominua për rolin e tij në “Pulp Fiction".

Statuja e artë iu dorëzua atij në një mbrëmje gala me yje të Governors Aëards në Hollywood, vetëm dy ditë përpara ndarjes së madhe të çmimeve për këtë vit.

Filmi për rezistencën franceze fiton Oskarin si dokumentari më i mirë

Postuar në 26 Prill, 2021 14:58

Një film me metrazh të shkurtër mbi rezistencën franceze është fitues i Oscar-it në kategorinë e filmit dokumentar. Filmi 25-minutësh “Colette” i regjisorit Anthony Giacchino rrëfen historinë e Marin-Catherine, ndërsa ajo shkel për herë të parë në Gjermani që para Luftës së Dytë Botërore për të vizituar kampin e përqendrimit ku vdiq i vëllai në 1945.

Fituesi i Oscar, Bong: Pabarazia po bëhet tipar dominues i kohës sonë

Postuar në 15 Shkurt, 2020 14:50

Regjisori BONG JOON-HO në një intervistë për The Talk tregon detaje se si nisi ideja për filmin “Paraziti” që e bëri të triumfojë në Oscar 2020. 

"Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për boshllëkun midis të pasurve dhe të varfërve, por ajo që është thelbësisht edhe më e frikshme është frika se kjo nuk do të zgjidhet në të ardhmen"

Regjisor Bong, edhe pse filmat tuaj janë shumë të dashur për shkak të humorit të errët, ato gjithashtu mund të kenë nota cinizmi në këndvështrimin e disave. A do ta përshkruanit veten si pesimist?

Churchill-i më njerëzor i Gary Oldman

Postuar në 08 Mars, 2018 10:26

Gary Oldman ka fituar këtë vit Oscar-in si aktori më i mirë në rolin kryesor të filmit “Darkest Hour” – “Momenti më i vështirë” me regji të Joe Wright dhe skenar të Anthony McCarten.

Filmi vlen të shikohet dhe loja e Oldman është me të vërtetë e arrirë, edhe pse imazhi i Churchill – është kaq i njohur sa kushdo do të kërkojë dallime fizike evidente. Larg portretizimit si njeri i hekurt dhe i skicuar në imagjinatë pas fjalimeve të zjarrta të politikës së luftës, na përcillet një Uniston Chuchill më njerëzor, i butë dhe që këshillohet nga bashkëshortja, apo edhe që qan jo rrallë.  

“Spotlight”, Oscar për filmin më të mirë

Postuar në 29 Shkurt, 2016 10:33

Leonardo di Caprio fitoi më në fund Oskarin e tij të parë për filmin e mbijetesës “The Revenant”, pas gjashtë kandidimeve. Ai u shpall aktori më i mirë në ceremoninë e 88-të të ndarjes së cmimeve Oskar, por “The Revenant”, megjithëse u kandidua në 12 kategori, mori tre statuja. Filmi më i mirë ishte “Spotlight” që mori statujën e artë, ndërsa fituesi i madh i natës së Oskarve ishte Med Maks Furi Roud, i cili mori gjashtë statuja të arta. Regjisori i “The Revenent” Alehandro Gonsales Injarritu u vlerësua për herë të dytë rradhazi për regjinë më të mirë.

Subscribe to RSS - Oscar