origjina e koronavirusit
Inteligjenca amerikane, pa përgjigje për origjinën e virusit
Një raport i ri nga agjencitë e spiunazhit amerikan për origjinën e Covid-19 që iu dorëzua Shtëpisë së Bardhë të martën, nuk ka ndonjë konkluzion përfundimtar nëse koronavirusi kaloi nga kafshët te njeriu në mënyrë të natyrshme, apo doli nga laboratori. Shkak për mungesën e një përgjigjeje të qartë, sipas dy zyrtarëve amerikanë të cituar nga Wall Street Journal, është fakti që autoritetet kineze nuk kanë dhënë informacion të detajuar.