onufri
Mbyllja e “Onufri”-t, Rubens Shima: Ministria e Kulturës duhet të shprehet qartë
Mbyllja e ekspozitës ndërkombëtare “Onufri” është ende e paqartë dhe për këtë duhet të ketë patjetër një reagim zyrtar nga Ministria e Kulturës.
Kështu shprehet historiani i artit dhe ish-drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima në një intervistë për TemA TV, ku ka folur edhe për gjendjen e artit pamor sot në vend dhe të ashtuquajturin rikonstruksion të Galerisë Kombëtare dhe shndërrimin në Muze të Arteve të Bukura.
Intervista e plotë e ish-drejtori i Galerisë së Arteve, Rubens Shima për TemA TV:
Qeveria mbyll “Onufrin”, arsyeja? “Sekret shtetëror!”
Me miratimin nga Parla menti të ligjit absurd për artin, ligjërisht ndryshoi edhe emri i Galerisë Kombëtare. Një rast unik i llojit të vet në planet, ku në shek. XXI, një vend europian (kuptohet vetëm gjeografikisht), pa motiv dhe pa arsye, ndërron emrin nga Galeria Kombëtare e Arteve, në Muzeumin e Arteve të Bukura. Emër ky, me efekt teletransportuese në stacionin e shek. XIX, që historikisht është edhe koha e lindjes së muzeve të tillë kudo në Europë. Me peshën e emrit imponues “Artet e Bukura”, me të drejtë mendja të vete te tradita europiane e pikturës, dy shekuj më parë.
Tregëtia e një emri përpara shitjes së një libri
Shtëpia botuese “Onufri” ka hedhur në qarkullim librin më të ri të autorit Ismail Kadare: Kur sunduesit grinden. Nëse i hedh një sy kopertinës të bie në sy se në të mungon emri, por për autorësinë është lënë vetëm mbiemri: Kadare. Po të kërkosh në titujt e shtëpive botuese të huaja, nuk e gjen këtë praktikë. Madje edhe për një shkrimtar unik në historinë e letërisë, që është një dhe i vetëm, William Shkaespeare, përdoret emri dhe mbimeri i plotë.
Një imazh trinitar në kambanën e Shelcanit, Shën Ana, Shën Maria dhe Krishti
Shpati është një zonë etnografike me interes në shumë aspekte. Në mesjetë është për t’u theksuar se Shpati kishte një rëndësi në organizimin kishtar. Nga kronikat e kohës, në shekujt XIII-XIV rezulton peshkopata e Ispatisë. Gjithashtu, në gojëdhënat e shpatarakëve përmenden kisha e katedrale, si katedralja e madhe e Galigatit. Zona e Shpatit kishte rëndësi për princat arbërorë, si një vend strategjik e rezidencial për ta. Ndonëse të banuar me pak familje, këto fshatra ishin vende të duhura për të ndërtuar kisha e për t’i afreskuar ato.
Gëzim Qendro: Pse refuzova të takoj Kumbaron
Gëzim Qendro, në cilësinë e anëtarit të jurisë ka shpallur dje fituesin e “Onufri XXI”, duke shpjeg