ndryshojne
Facebook bën makiazhin e radhës
Ndryshimet e shpallura nga Facebook të mërkurën sipas analistëve janë më shumë rezultat i presionit nga Rregullorja e re Europiane për mbrojtjen e të dhënave në rrjetet sociale dhe jo se papritmas Facebook vendosi të kujdeset për privatësinë e përdoruesve të saj.
Në mënyrë të veçantë, përdoruesve u kërkohet tani të zgjedhin mënyrën me të cilën Facebook mund të përdorë dhe shfrytëzojë të dhënat e tyre. Nga tani e tutje përdoruesit duhet të japin pëlqimin për përdorimin e të dhënave nga burimet e jashtme apo kompanitë e reklamave.