Mustafa përgjegjësi
Rama dhe Mustafa përballë përgjegjësisë, liderët evropianë do t’u kërkojnë arsyet e ikjes së shqiptarëve në BE
Liderët evropianë do t’i kërkojnë Mustafës dhe Ramës arsyet e ikjes së shqiptarëve në BE. Austria do të jetë mikpritëse e takimit të dytë vjetor të samitit për Ballkanin Perëndimor të nisur si “procesi i Berlinit” me iniciativën e kancelares gjermane Angela Merkel dhe homologun e saj austriak, Fayman. “Koha Ditore” shkruan sot se qeveritë e Gjermanisë dhe Austrisë, një kohë të gjatë janë duke punuar në përgatitjen e këtij takimi dhe numri i madh i ngjarjeve dhe i takimeve gjatë dy ditëve të ardhshme në Vjenë dëshmon rëndësinë që i jepet këtij samiti.