mosha mesatare
Pandemia/Mosha mesatare e viktimave në Shqipëri, më e ulët se në rajon
Nëntë marsi i këtij viti shënoi zyrtarisht dy rastet e para me Covid-19 në Shqipëri. Dy ditë më pas, në vendin tonë do të regjistrohej viktima e parë, një 73-vjeçare nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Përgjatë nëntë muajve, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar çdo ditë numrin e viktimave, moshën dhe informacione shtesë në lidhje me sëmundje bashkëshoqëruese të viktimave. Dy elementët e fundit u eliminuan nga raportimi ditor me nisjen e asaj që njihet si vala e dytë e pandemisë.