morali
Letërsia e burgut dhe morali i saj human
Ende nuk e njohim letërsinë e burgut dhe, më gjerë, letërsinë e shkruar nga shkrimtarët e burgosur për shkaqe “politike”. E fus në thonjëza fjalën politike, sepse diktatura edhe po të mos e kishe të shpallur ndërgjegjen tënde të kundërshtimit, do ta sajonte sa më lehtë, e mundësisht, sa më trashë një pretekst arresti e dënimi. Them nuk e njohim ende të plotë këtë letërsi të burgut, të cilën shkrimtari Visar Zhiti (edhe ky një ish i burgosur i famshëm) e ka pagëzuar me nocionin ndoshta më të saktë: burgologji.
Kur pushtetarët mënjanojnë specialistët
(Mbi nevojën e futjes së mësimit të historisë së feve në shkollat tona)
E çfarë nuk është mirë të mësojë e të dijë njeriu?! Edhe historinë e Indisë së Lashtë, edhe atë të Kinës dhe Japonisë, edhe bujqësinë, edhe mjekësinë, edhe muzikën, edhe vizatimin, edhe kompjuterin, edhe filozofinë edhe ekonominë, edhe moralin, edhe latinishten, edhe greqishten e vjetër, edhe ndryshimet e klimës, edhe jogën, edhe karatenë, edhe... edhe çdo gjë.
Korrupsioni dhe morali
Duke përdorur një shprehje matematike, mund të themi se korrupsioni dhe morali kanë korrelacion negativ: kur ulet njëri, ngrihet tjetri; kur ulet morali, korrupsioni ngrihet. Në Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës, një pedagog i Fakultetit Juridik, për të kaluar një student në dy provime, kërkoi dhe mori prej tij 500 euro. Një turp i shumëfishtë, së pari, sepse pedagogu ishte jurist dhe, së dyti, se ishte arsimtar.