moikom zeqo
Ndërron jetë Moikom Zeqo
Është ndarë sot nga jeta në moshën 71 vjeçare Moikom Zeqo. Ai lindi në Durrës dhe rridhte nga një familje libohovite. U diplomua në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi. Karriera e tij profesionale përfshin gazetarinë, mësuesinë për të kaluar mandej në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë.
Një autor shumë pjellor dhe i pranishëm shpesh në media, Zeqo ka shkruar 62 libra të temave dhe në fusha të ndryshme.
Mbi atë që po ndodh në Butrint
Për skandalin e një ndërtimi privat, banal brenda zonës arkeologjike te Butrintit specialistet dhe opinioni publik reagoi drejt. Por për të ardhmen është i dobishëm argumentimi shkencor dhe juridik që Ministria e Kulturës të mos lajthitë përsëri. Në këtë rast nuk kanë rëndësi emrat, por ka rëndësi ana juridike e gjërave, pasi çështja e ndërtimit të një objekti jashtë kritereve në Butrint nuk ishte një nismë shtetërore, por nisma e një privati për të bërë diçka në një territor të mirëfilltë arkeologjik. Butrinti është një qytet i mirëfilltë, tërësisht arkeologjik, që quhet qytet i vdekur
Mbi deformimin e fustanellës
Dikur Konica e cilësonte versionin grek të fustanellë si një deformim feminizues të origjinalit shqiptar. Sot Rilindja e fustanellës nga pushteti i Tiranës, po sharton shijet e veta, me ndonjë aspekt të cekët sard, me nevojën për ndryshim që përmbush premisat e vanitetit që sot qeveris me publicitet. Molikom Zeqo flet në studion e Report Tv edhe për projektet e Gjirokastrës dhe të Durrësit, të dyja marrëzi haluçinante, siç i quan ai.
“Shqipërisë i mungon një lëvizje mirëfilli e majtë. Tri partitë e reja do të kenë fatin e Gjinushit, Milos dhe Bamir Topit”
Ka shumë diskutime mbi daljen e tri partive të reja në skenën politike shqiptare, të cilat pretendojnë të jenë alternativë ndaj bipartizanizmit aktual. Ben Blushi, Agron Duka dhe Gjergj Bojaxhi janë tre aktorët e rinj që jpimjanë ofruar elektoratit. A do të kenë sukses? Mbetet për t’u parë, por disa vërejtje kanë rëndësinë e vet. Moikom Zeqo, një njeri pranë të majtës prej një kohe të gjatë, thotë se ka të paktën dy arsye pse këto parti nuk do te kenë sukses: së pari është pozicionimi i tyre.
A ka një shtrat për Moikomin?
U kërkoj ndjesë lexuesve, të cilëve do t’iu jap një lajm të keq: Shkrimtari, studiuesi dhe personaliteti i njohur i letrave shqipe, ish-ministri i Kulturës dhe ish-deputeti Moikom Zeqo, është i sëmurë rëndë. Para një muaji është diagnostikuar në Angli me leuçemi. Më saktë: Me leuçemi kronike. Të njëjtat konkluzione arritën dhe mjekët shqiptarë të Tiranës. Nuk e vë aspak në dyshim dhimbjen, mirëkuptimin dhe keqardhjen që ndjen në këtë rast kushdo që i lexon këto rreshta. Unë ndaj përditë dhimbjen me të si mik e shok të vjetër që e kam, pavarësisht optimizmit të natyrshëm të Moikomit.