Mohsen Fakhrizadeh
Vritet drejtori i programit bërthamor, Irani akuzon Izraelin
Pas disa orësh pasigurie, qeveria iraniane konfirmoi se një shkencëtar shumë i rëndësishëm i lidhur me programin bërthamor iranian u vra në veri të vendit. Mohsen Fakhrizadeh ishte drejtori i përgjithshëm i programit "Amad" (Shpresë), një program që sipas shërbimeve të inteligjencës izraelite dhe amerikane është i lidhur me studimet që Irani vijon të zhvillojë në fshehtësi për të zhvilluar bombën atomike. Programi është një lloj studimi i fizibilitetit për të kuptuar se cilat procedura duhet të ndiqen për ndërtimin e ndonjë bombe bërthamore për Republikën Islamike.