mizrahim
Orientalizimi i Izraelit*
Konflikti në Izrael ka tjetërsuar edhe vetë strukturën sociale të shtetit përveçse e ka ekspozuar atë përkundrejt një armiqësie permanente nga vendet arabe. Tri ditë më parë gazetari i njohur Gideon Levy shkrunate një opinion në gazetën “Haaretz” me titull: “Nakba jonë” i cili merrej me luftën e vitit 1967 të cilën Izraeli e fitoi. Titulli sugjeron një fatkeqësi të madhe për hebrejtë, e krahasueshme me eksodin e madh të palestinezëve në vitin 1948 – Nakba – ku nga vendi u larguan 700 mijë njerëz.