mesazh urimi
Qeveria mban të fshehtë mesazhin e urimit të Assad. Kërkon ndihmë nga Turqia për të kuptuar arsyet
Qeveria shqiptare ka fshehur dhe mbajtur larg mediave një mesazh të presidentit sirian Bashar al Assad. Sipas burimeve shumë të sigurta që flasin për redaksinë e “Të Kripura”, mesazhi është dërguar me rastine Ditës së Dëshmorëve, më 5 maj dhe ai përmban urimet në emër të popullit sirian, por deri dikur shpreh edhe solidaritetin e Damaskut zyrtar me qeverinë e z. Edi Rama. Në letrën e tij, Assad shkruan se shqiptarët janë një popull me histori të lashtë dhe krenare, Siria vetë ka përfituar nga kontributi i shqiptarëve në shekuj, një numër jo i vogël i të cilëve ka gjetur strehë në atë vend.