marreveshja e mirekuptimit
PS-ja, zyrtarisht në regjim kazerme
Dje Partia Socialiste u dhuroi atyre shqiptarëve që patën nerva ta ndjekin, një shfaqje tipike të atyre takimeve të hapura që ishin harruar prej dekadash. Njerëz që mblidhen me shqetësimin e madh për ecurinë e punëve të Shqipërisë, a thua gjërat e rëndësishme vendosen në mbledhje të kësaj natyre.
Lehtësia me të cilën imponohet në media kjo hipokrizi, është edhe metri i vërtetë i arrogancës ku ka mbërritur pushteti aktual.
Më mirë deputet apo koordinator?
Ju kujtohet projekti për zyrat e deputetëve socialistë në rrethe në vitin 2013. (Po shkrihen në një zyrë të vetme në vitin 2017! ) U kthyen në zyra pune, por funksionuan vetëm në momentin e fillimit, sepse vendet në administratë janë të kufizuara. Deputetët duke mos pasur akses në qeveri dhe administratë nuk arrinin të zgjidhnin asgjë, madje edhe hallet e tyre. Disa prej tyre ikën dhe bënë parti, të tjerë shpërthenin herë pas here në Kuvend, duke u kthyer në një problem për qeverisjen e majtë.