makineri lufte
Burgim i përjetshëm për Mlladiç
Gjykata Penale Ndërkombëtare në Hagë dënoi me burgim të përjetshëm ish-gjeneralin serb të Bosnjës, Ratko Mlladiç për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Gjyqtarët kur lexuan vendimin theksuan se udhëheqësi i forcave serbe të Bosnjës "kontribuoi në mënyrë të konsiderueshme" për krimet e luftës të kryera në Srebrenicë dhe shtuan se Mlladiç ishte anëtar i një "ndërmarrje të përbashkët kriminale", e projektuar për të përndjekur boshnjakët.