luftam afganistani
Luftë apo ndërhyrje sovjetike në Afganistan? Një konflikt i parë nga dy perspektiva
Për ndërhyrjen sovjetike në Afganistan është folur jo pak dhe në disa raste ajo është cilësuar si katalizator i përshpejtimit të rënies së vetë Bashkimit Sovjetik. Por në dy prezantime të fundit në media të dy prej protagonistëve të asaj lufte, jepen dy panorama krejt të ndryshme. Boris Gromov, gjeneral lejtnant, ish-komandant i kontigjentit sovjetik në Afganistan dhe Prinnci Turki Al Faisal, ish-shefi i shërbimeve sekrete saudite, kanë folur së fundmi për atë që ishte lufta e Afganistanit në perspektivën e detyrave dhe analizës së tyre.