kurban
Nga “Kurban” te manari – mesazhe përmes fotopolitikës
Të gjithë biem dakord, madje kjo është pranuar edhe nga kundërshtarët që nuk dinë të thonë njëherë një fjalë të mirë, se Edi Rama, është ndër politikanët me aftësitë më të mëdha për marketing dhe publicitet. Si i tillë, kryeministri tregohet shumë skrupuloz në paraqitjen e çdo aktiviteti ku merr pjesë – dhe kjo duket edhe nga postimi i fotoalbumeve në Facebook. Mirëpo nga viti në vit, me ndryshimin e statusit politik, ndryshon natyrshëm edhe pozimi, skena dhe mesazhi.