kulti i personit
Gazetaria shqipe, kjo humbëse e madhe në 2016-ën
Gazetaria shqipe, është e përqendruar në pasojat e vendimmarrjeve politike, por ky përqendrim në pasoja është duke u bërë në drejtim e në mënyrë të gabuar; në vend se të thuhet diçka rreth asaj se çfarë pasojash do të kenë për Ty dhe për Mua vendimmarrjet e gabuara politike në Parlamentin e Prishtinës dhe të Tiranës, gazetarët shqiptarë, shkruajnë e përqendrohen në atë se çfarë pasojash “fatale” do të kenë këto vendimmarrje për ministrat e për individët partiak: pra, “harrohet” populli i varfër, “harrohet”, shkelet e përbuzet nëna e gruaja shqiptare, “harrohet” e manipulohet me fshatin dhe