koha e formimit
Mendime mbi kohën e krijimit dhe ndikimet në dialektet e shqipes*
Siç dihet, shqipja dialektore ndahet në dy krahina dialektore ose dialekte, krahina dialektore e veriut ose gegërishtja dhe krahina dialektore e jugut ose toskërishtja. Si kufi ndarës i tyre përafërsisht shërben lumi i Shkumbinit. Lidhur me kohën e formimit të dy dialekteve të shqipes janë shfaqur mendime të ndryshme. Z. G.