kimioterapia
Studimi/Qelizat kancerogjene kalojnë në gjum letargjik për t’i shpëtuar kimioterapisë
Studiuesit kanë zbuluar se qelizat kancerogjene sillen në mënyrë “hileqare” kur përballen me kimioterapinë. Ato kanë aftësinë të hyjnë në një fazë gjumi në mënyrë që të shmangin kërcënimin që u paraqitet. Sipas studimit të kryer në Universitetin e Torontos, qelizat kancerogjene “marrin peng” një mekanizëm evolucionar të mbijetesës për të kaluar në një gjendje "gjumi" derisa të ndalet kimioterapia. Krijimi i terapive që vë në shënjestër këtë sjellje të qelizës mund të parandalojë rigjenerimin e tumorit. Dr.
Një metodë e re për të vlerësuar në disa orë efketivitetin e kimioterapisë
Një metodë e re e aplikuar në spitalin “Brigham and Women” në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të japë një ndihmë të madhe në kurimin e kancerit. Metoda konsiston në injektimin e një nangrimce e cila reagon përmes ndryshimit të ngjyrës nëse konstaton se qelizat kanceroze po vdesin pas trajtimit me kimioterapi. Dhe ky konstatim bëhet brenda disa orëve nga kryerja e seancave të kimioterapisë duke u lejuar mjekëve të vlerësojnë nëse skema e ilaçeve e përfshirë në kemio është efektive apo jo.