kfor
Admirali Burke: Misioni i KFOR në Kosovë mbetet i pandryshuar
Misioni i KFOR-it në Kosovë mbetet i pandryshuar në përputhje me Rezolutën 1244 të KB dhe partneriteti midis Serbisë dhe NATO-s mbetet i qëndrueshëm dhe i besueshëm, thotë admirali Robert Burke, Komandant i Komandës së Forcës së Përbashkët Aleate të Napolit. Në një intervistë për portalin CFSP.rs përpara vizitës së tij të parë në Beograd, Sarajevë dhe KFOR, Burke thotë se NATO nuk ka plane për reduktim të misionit.
Ai thekson se një Kosovë e qëndrueshme ka rëndësi thelbësore për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, i cili ka qenë përparësi e NATO-s për më shumë se dy dekada.
Një ditë para krijimit të Ushtrisë/Lëvizje e mjeteve të KFOR drejt Veriut të Kosovës
Mediat serbe raportojnë për lëvizje të mjeteve të KFOR-it drejt veriut të Kosovës. Bëhet fjalë për 45 mjete, që përfshijë autoblinda, ekskavatorë, makina ndërtimi etj. Sipas mediave serbe këto duket se shërbejnë për prishjen e barrikadave.
Të njëjtat burime e lidhin zhvendosjen e tyre me krijimin ditën e nesërme të Ushtrisë së Kosovës, akt që mbështetet nga SHBA dhe që ka provokuar tensione në Serbi.
Kjo tregon frikë për reagimin e mundshëm të Serbisë
citohet agjencia shtetërore Tanjug.
Stoltenberg: KFOR nuk do të largohet nga Kosova
KFOR nuk do të largohet nga Kosova. Kështu është shprehur dje në një konferencë për shtyp, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili ka sqaruar se misioni ushtarak në Kosovë do të vijojë të ushtrojë detyrat e veta.
Rrezik real, apo përshkallëzim analizash dhe parashikimesh?
Dikush po kërkon të ndezë sërish erën e luftës në Ballkan dhe si përherë karremi është tensioni serbo-shqiptar. Ndalimi dhe lirimi i Haradinajt dhe treni I Mitrovicës kanë shërbyer si detonatorë që po shfrytëzohen politikisht, edhe pse është e qartë se një një luftë në përmasa si ajo e viteve ’90 është gati e pamundur në Ballkan për këtë brez që jeton. Do të ishte me siguri rrënim me kosto gati të pariparueshme. Situata po përshkallëzohet ndërkohë që në SHBA po ndodh rotacioni i pushtetit dhe kur nga BE-ja nuk vjen thuajse asnjë sinajl domethënës.
Treni i Serbisë, KFOR: Jemi gati për çdo ndërhyrje
Incidenti i fundit mes Serbisë dhe Kosovës me trenin e ndaluar në momentet e fundit ka krijuar një klimë pasigurie. Prania e forcave speciale serbe në kufi me Kosovën i shtohet më shumë problemeve që hasen me dy vendeve duke risjellë në Ballkan profilin e një Serbie që mendohej se kishte lënë pas akte të kësaj natyre.
Serbia: Reduktimi i personelit të KFOR, me pasoja për sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë
Mund të duket disi e papritur por Serbia kërkon që numri i trupave të KFOR-it, misioni i NATO-s në Kosovë, të mos reduktohet në personel. Sipas shefit të Shtabit të ushtrisë serbe, gjeneral Ljubisa Dikovic, një masë e këtillë, do të kishte implikime në sigurinë e shtetit kosovar. Qëndrime të tilla. Dikovic i shprehur gjatë një takimi me komandantin e KFOR-it, gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta, të enjten datë 11 shkurt.