kaukazi
Aliyev: Franca po nxit një luftë të re në Kaukazin Jugor
Presidenti i Azerbajxhanit akuzon Francën se po nxit një luftë të re në Kaukazin e Jugut. Ilham Aliyev tha gjatë një takimi se Franca po inkurajon separatistët dhe po armatos siguron armë për Armeninë.
Studimi/Kaukazi i Jugut ruan vijimësi genetike për 8 000 vitet e fundit
Për Ballkanin thuhet se është një rajon me trazime të mëdha popullsish e për pasojë teorizimet për autoktoni dhe vijimësi genetike përherë vihen në dyshim. Mirëpo nuk ka rajon tjetër në histori që të ketë shërbyer si portë migratore për njerëzimin për mijëra vjet si Kaukazi. Arkeologjia ka dokumentuar ndryshime të mëdha kulturore në këtë rajon që përbëhet ndër të tjera nga Gjerogjia, Armenia dhe Azerbajxhani. Kakuazi është nyja që lidh Azinë me Europën, aty kanë kaluar të gjithë popujt që nga prehistoria e deri në shekujt e parë të erës së re. Prej aty cekën edhe mongolët dhe turqit.
Kullat e Kaukazit
Çeçenia dhe Ingushetia, dy rajone malore në Kaukaz, të famshme për ndërtimin e kullave të gurta. Në Ingusheti, ku përpunimi arkitektonik I tyre ka arritur sofisitikim më të madh, kullat janë realizuar në rajonin e Dzheyrakhsky-t, 1200-2000 m mbi nivelin e detit. Janë rreth 200 të tilla, më e madhja mes të cilave, Egikal, përfshin 40 kulla. Kullat janë mesjetare dhe mendohet se u ndërtuan fillimisht si pikë sinjalizimi, vrojtimi dhe fortifikimi ndaj invazionit mongol. Ato janë më te hershme nga kullat ballkanike, ndërtimi I të cilave lidhet me invazionin ottoman.