katandisja
Katandisja e pushtetit! Ministri që u angazhua të kapë Balilin shpërndan leje legalizimi
Rëndësia politike dhe mediatike e Sajmir Tahirit ra ndjeshëm pas shkarkimit të tij si ministër i Brendshëm, Ilir Beqja ka humbur fare, Bledi Çuçi nuk duket vërdallë, ndërsa nga Blendi Klosi nuk ka asnjë lajm. Kryeministri na tha kur i shkarkoi se për shkak të suksesit që këto katër figura kishin në qeveri i delegoi në terren për të njëjtin sukses edhe në fushatën elektorale. I vetmi që ka ende një lloj vëmendje nga mediat është ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, i cili mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste të Tiranës.