kanali i ujerave
Akuza/Rëra e ndotur me hidrokarbure në Durrës u transferua në kanalin e ujërave
Kanë kaluar disa ditë që nga ndotja me hidrokarbure e brengdetit në qytetin e Durrrësit e më gjerë. Autoritetet kanë deklaruar se janë marrë masa për pastrimin, i cili për aq sa raportohet konsiston në heqjen e rërës së ndotur. Mirëpo sot, “News24” raporton se nga një këqyrje në terren rezulton se tonaltatat me rërë të ndotur mund të jenë hedhur në kanalin e ujërave që përshkon zonën e Kënetës deri në Porto Romano. “Përgjatë gjithë kanalit me sy të lirë shikohen gjyrmë të qarta hidrokarbyresh që qarkullojnë në ujërat e ndotur. Anës kanalit mbetjet janë ranore”, raporton News24.