kafe pushkin
Netanyahu: Miqësia me Greqinë nisi në një takim me Papandreun në kafe "Pushkin"
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, i ka dhënë një intervistë gazetës greke “Kathimerini” me rastin e vizitës së tij në Greqi. Intervista ka disa momente interesante si p.sh arsyet e afrimit greko-izraelit, marrëveshjet për gazin dhe ndërtimin e gazsjellësit të Mesdheut Lindor që kontrollohet nga Izraeli – Qipro – Greqi, apo edhe për bashkëpunimin në fushën e turizmit.
I pyetur mbi nisjen e marrëdhënieve të mira që përjetojnë aktualisht të dyja vendet, kryeministri izraelit ka shpjeguar si çdo gjë nisi me një takim të tijin në një restorant në Moskë me Jorgo Papandreu.