kılıçdaroğlu
Një javë protestë për çmimin, opozitarit turk i rikthehet energjia pasi e paguan
Në Turqi duhet të paguash dritat se t’i presin. Madje edhe po të jesh drejtues partie. Mediat raportojnë se liderit të Partisë Republikane Popullore, Kemal Kiliçdaroglu iu pre energjia elektrike për një javë pasi refuzoi të paguante faturën për shkak të rritjes së çmimit. Energjia iu rikthye pasi ai pagoi faturën duke përfunduar kështu edhe protestën e vet.
Ne do jetojmë për një javë në errësirë
Bereqeti i Shpifjes, kreu i opozitës turke shet shtëpinë për të paguar Erdoganin
Paditë për shpifje bëjnë punë. Të paktën në Turqinë e Erdoganit, ku norma në fjalë zbatohet rregullisht. I akuzuar si një autokrat, presidenti turk ka gjetur rrugë të tjera, qoftë për të diskredituar kundërshtarët, qoftë për të mbushur xhepin.
Mediat turke njoftojnë se kreu i Partisë Republikane Popullore, Kemal Kiliçdaroglu është detyruar të shesë një prej shtëpive të tij për të paguar gjobat e marra për shkak të padive për shpifje nga Erdogan.
"Jap dorëheqjen menjëherë nëse provohet se kam qoftë edhe një peni në parajsat fiskale"
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka sfiduar liderin e partisë kryesore opozitare, Partisë Popullore Republikane të cilit i ka kërkuar që të dokumentojë akzuën se ai apo familjarë të tij kanë depozituar shuma parash në parajsat fiskale.
“Ai duhet ta provojë nëse Tayyip Erdogan ka një peni të vetëm jashtë. Nëse provohet, unë nuk do të qëndroj në këtë post presidencial pas asnjë minutë më tej”, ka deklaruar presidenti turk.