jetimorja shkoder
Dëshmitë e fëmijëve të jetimores në Shkodër dhe një video nga jetimorja në Sarandë
Skandali në jetimoren e Shkodrës ka përftuar të tjera nota emocionale sot, përmes dëshmive të fëmijëve që janë publikuar në emisionin "Top-Story" në "Top-Channel". Rasti është denoncuar nga Avokati i Popullit pas një kontrolli në Sarandë. "Skandali i radhës u zbulua nga institucioni i Avokatit të Popullit. Grup i tij i kontrollit ndodhej në Sarandë për të zbuluar një rast ku vajzat që mbushnin moshën dhe dilnin nga jetimorja binin pre e një rrjeti trafiku prostitucioni, ndërsa djemtë në trafik droge.