ish-ministrat
Debati me kerët e degëve: Ish-ministrat e çuan përtokë PD-në
Rritet tensioni mes krerëve të PD në rrethe dhe ish-ministrave të kësaj partie. Këta të fundit kanë reaguar në një mbledhje grupi të PD, duke i kërkuar kryetarit Lulzim Basha që të mos lejojë fyerjet dhe sulmet e tyre. I pyetur nga “Panorama”, kreu i PD në Vlorë, Moisi Meminaj thotë: “Ju lutem na lini të qetë të punojmë për fitoren e vitit 2017. Ta riformatojmë, ta sjellim sërish PD-në fituese ashtu siç i takon. Na e latë Vlorën me 3 deputetë në vitin 2013, e çuam në 4 deputetë në vitin 2014, na lini ta çojmë në 5 deputetë në vitin 2015”.