Ilir meta

Klement Balili, “Santa Quaranta”, Ilir Meta dhe Koço Kokëdhima

Postuar në 19 Shtator, 2016 17:12

Faqja “lapsi.al” raporton sot se Klement Balili është parë dje në hotelin “Santa Quaranta” ku zhvillohej një dasëm. Policia sipas kësaj faqeje nuk ka ndërhyrë për të arrestuar personin që është shpallur në kërkim, i cili madje ka qenë në tavolinë me kreun e PS-së së Tepelenës, Dino Selimi. Këto të dhëna referon “lapsi.al”.

Ilir Meta bën planin 5 – vjeçar të Shqipërisë. A do të poshtërohemi deri në pikën sa ta shohim President?

Postuar në 18 Shtator, 2016 13:20

Mbajeni hapur televizorin këto ditë. Ndiqeni me vëmendje. Lëvizja Socialiste për Integrim po zhvillon zgjedhjet për kryetar, ku merr pjesë shkëlqesia e tij, Ilir Meta, i cili në vitin 2004 kur themeloi partinë caktoi si normë statutore zgjedhjen vetëm për dy mandate. Kanë kaluar 12 vjet, por dëshira e anëtarësisë nuk e lë Ilir Metën të shqitet nga partia e për pasojë as nga Shqipëria. Dekor në këtë maskaradë demokracie është Shezai Rrokaj, profesor gjuhësie, i cili në ndryshim nga sa pritet nga akademikët, ka dëshmuar frymë të lartë partishmërie.

Rikthehet në Gjykatën e Lartë çështja "Doshi"

Postuar në 01 Shtator, 2016 15:10

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të dërgojë çështjen Doshi në Gjykatën eLartë, e cila duhet të shprehet edhe për ish-deputetin Mark Frroku dhe Durim Bamin, në lidhje me akuzat e Tom Doshit se ndaj tij ka patur një skenar eleminimi të urdhëruar nga Ilir Meta.
Çështja me të pandehur Tom Doshin, Mark Frrokun e Durim Bamin, u dërgua fillimisht në Gjykatën e Lartë. Por, pas vendimit që Mark Frroku s’është më deputet, situata ndryshoi.

Pse kjo heshtje imunitare e opozitës ndaj korrupsionit të LSI-së?

Postuar në 24 Gusht, 2016 18:18

Para tri ditës, ish-kryeministri Sali Berisha denonconte një aferë (kontratë qeraje) të Postës Shqiptare. Shkruante Berisha në Facebook:

Shakatë e gushtit, ekskluzivitet i Ilir Metës/I çintoksikuar dhe dashnor i opozitarizmit

Postuar në 04 Gusht, 2016 22:16

Ilir Meta u shfaq edhe njëherë sot në media, për të kumtuar për shqiptarët e interesuar sesa konstruktiv është dhe sesa për zemër e ka stabilitetin. Në një dalje në “ABC NEWS”, Meta tha ndër të tjera se “I kam thënë Ramës, t’i jap 2-3 vota dhe mund të bësh 71 për të mbajtur qeverinë. Njëlloj siç i kam thënë edhe para një viti që nëse nuk i pëlqen koalicioni me LSI-në mund të bënte koalicion me PD-në nëse dëshironte dhe LSI mund të rrinte në opozitë”.

Iliri nuk bën dot pa PD-në

Postuar në 11 Shkurt, 2016 12:50

I pyetur nga mediat lidhur me qëndrimet e dyzuara të shfaqura nga deputetët e LSI-së gjatë daljeve publike, Meta tha se qëndrimin zyrtar të LSI-së e mban ai vetë ose kryetari i grupit parlamentar, Petrit Vasili, duke lënë të nënkuptohet se kundërshtitë e Ylli Manjanit për draftin janë personale. Gjithsesi për punën e ngritjen e Byrosë së Hetimit Meta nuk suprizoi duke thënë se LSI nuk e voton draftin pa konsensusin e PD-së.

Ilir Meta dhe hijet e Sorosit

Postuar në 30 Janar, 2016 10:21

A qëndron Fondacioni Soros pas sulmeve ndaj LSI-së Ilir Metës? Në intervistën e fundit për Zonë e Lirë, Ilir Meta përcolli mesazhe në adresë të këtij fondacioni, natyrisht i ndihmuar edhe nga pyetjet e moderatorit të emisionit. "Fondacioni SOROS ka bërë edhe punë të mira në Shqipëri, ka bërë edhe vepra sociale dhe cilido që mendon se po ndodh kjo gjë, do të ishte mirë të jepej mesazhi që para të tilla të mos shkonin kot, por të shkonin përsëri për vepra të mira, që shqiptarët të vlerësonin kontributin e këtij fondacioni"-theksoi Meta.

Adriatik Llalla, një pengesë që provon domosdoshmërinë e “tërmetit” në Prokurori

Postuar në 25 Janar, 2016 17:12

Lajmi i sotshëm është se Adriatik Llalla, që ushtron detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, ka rezerva për draftin e propozuar në kuadër të reformës në Drejtësi. Llalla ndodhet në Kroaci, ku duket se ka bërë disa vlerësime për ndërhyrjen që bëhet  në organin e akuzës, të cilat nuk i pëlqejnë. “Siç theksohet në njoftimin për shtyp të Prokurorisë së Përgjithshme, paketa kushtetuese parashikon një këshill me një shumicë të brishtë prokurorësh, që do të drejtohet nga një person jashtë sistemit; e për këtë arsye Adriatik Llalla ka rezerva për draftin.

Prishet qetësia e LSI-së, a mund ta shantazhojë më Ilir Meta Edi Ramën?

Postuar në 21 Janar, 2016 02:37

LSI-në duket se nuk e karakterizon më qetësia dhe dashuria inspiruese e kryetarit të saj. Vigjilenca kritike e Luan Ramës ndaj qeverisë dhe korrigjimi institucional i Petrit Vasilit janë simptoma të çoroditjes së partisë së Ilir Metës që po përpiqet të ruajë "status quo-në" e "kingmaker-it" në kushtet e një asfiksie që po e zhbën me shpejtësi fuqinë deri dje "titanike" të LSI-së.

Ata që kanë deklaruar se u bënë të pasur nga gratë

Postuar në 14 Janar, 2016 22:55

Pages

Subscribe to RSS - Ilir meta