ikonografia
Një imazh trinitar në kambanën e Shelcanit, Shën Ana, Shën Maria dhe Krishti
Shpati është një zonë etnografike me interes në shumë aspekte. Në mesjetë është për t’u theksuar se Shpati kishte një rëndësi në organizimin kishtar. Nga kronikat e kohës, në shekujt XIII-XIV rezulton peshkopata e Ispatisë. Gjithashtu, në gojëdhënat e shpatarakëve përmenden kisha e katedrale, si katedralja e madhe e Galigatit. Zona e Shpatit kishte rëndësi për princat arbërorë, si një vend strategjik e rezidencial për ta. Ndonëse të banuar me pak familje, këto fshatra ishin vende të duhura për të ndërtuar kisha e për t’i afreskuar ato.