handl
Gjermania me një rol të ri në krizën maqedonase
Kriza në Maqedoni po zbulon një rol,të ri, direkt të Gjermanisë. Kjo e fundit ka caktuar madje një të Dërguar të Posaçëm, Johannes Haindl, i cili flet për agjencinë “Deutsche Welle” duke nënvizuar se Maqedonia “duhet t’i kthehet kursit euro-atlantik”. “Nuk duhen përzierë gjërat dhe duhet të shmanget gjithçka që mund të nxiste konflikte ndëretnike. Edhe në këtë kontekst më duket mjaft e rëndësishme, që vendi sa më shpejt të rikthehet në rrugën e afrimit euro-atlantik”, shprehet ai.