gazeta dielli
Anti-federalistët dhe roli i tyre në hartimin e Kushtetutës së SHBA
Kushtetuta amerikane, e miratuar para më se 235 vitesh, është një nga dokumentet themeltare më të mirënjohura të botës e njëkohësisht më e vjetra ende në veprim. Ajo ka gëzuar vazhdimisht një respekt të thellë anembanë vendit, duke qenë, së bashku me flamurin, një simbol e mishërim i fuqishëm i përkatësisë kombëtare, sidomos me qendrueshmërinë e saj. Ajo ka frymëzuar gjithashtu edhe një sërë kushtetutash të tjera në të gjitha kontinentet.