Flipo Klose
Kryebashkiaku i Brukselit: Ruajtja e historisë dhe trashëgimisë na kujton se nga kemi ardhur
Ruajtja e historisë dhe trashëgimisë na kujton se nga kemi ardhur. Por përballë kërkesave për modernizim dhe zhvillim duhet gjetur ekuilibri i duhur. Kështu shprehet në një intervistë për MCN TV kryebashkiaku i Brukselit, Filip Klose. Ndër qytetet me menaxhim model, kryeqendra e BE-së po u jep më shumë hapësirë alternativave të reja të transportit, për të pakësuar trafikun dhe rrjedhimisht edhe ndotjen. Në funksion të kësaj, për transportin publik, Klose thotë se janë investuar 2 milionë euro.