Europa
Duke parë hartën e Europës
Fati ndihmon të guximshmit (Audaces fortuna iuvat.)
Virgil, Eneida 10, 284
Diskutimet e kohëve të fundit rreth çështjes së kërkimit shkencor dhe Akademisë së Shkencave në Shqipëri pa dashur, më kujtuan anekdotën e atij plakut që kur e pyetën përse mbillte një pemë së cilës e dinte se nuk do t’i hante frutet, iu përgjigj se këtë e bënte për të larë një borxh të vjetër: kur ishte fëmije ai kishte ngrënë frutet e pemëve që kishin mbjellë të parët e tij.
Gjykatësit, politika dhe burkini
A është burkini kërcënim për popullsinë? Për shoqërinë franceze? Për vlerat perëndimore? Deri para pak javësh, çdo njeri i arsyeshëm duhet t'i jetë përgjigjur kësaj me tundje koke. Por në kohë të terrorit dhe marshimit ideologjik të rrymave populiste të djathta në Europë, duket se arsyeja është në tërheqje e sipër - edhe pse në Francë nuk ka asnjë lidhje direkte me atentateve dhe grave në plazh.
Me armë kundër veshjes
Burkini - më tepër se një copë stof
Tri komuna në Francë e ndaluan larjen në plazhet publike të grave të veshura me burkini. Ky është vendim i ashpër, por jo i padrejtë. Në Francën që vuan nga terrori do të ishte mirë që simbolet e fesë fondamentaliste ekstreme islamike të zhduken nga jeta e përditshme, konkluduan kryetarët e bashkive. Një gjykatë e konfirmoi këtë qendrim.
Sistemi bankar i Europës nën tension
Irlanda dhe Spanja tejkaluan krizën dhe dolën nga programi i mbështetjes financiare që u shoqërua me masa të ashpra shtrënguese, por bankat e tyre vijojnë të jenë nën tensionin e krizës, çka mban të ngritura antenat e alarmit.
Një plan për shpëtimin e Europës
George Soros i është kthyer edhe njëherë krizës së madhe të Europës, në përgjigje të së cilës ai ka propozuar edhe një plan. Përmes një opinioni të publikuar në revistën e njohur “Foreign Policy”, Soros shkruan se kriza migratore e fundit, po çon në një dezintegrim të ngadaltë të Bashkimit Europian. Kundërveprimi me ndërtimin e mureve sipas tij, thjesht do të framentarizojë Europën, por do të dëmtojë rëndë ekonominë e saj dhe rrëzojë standardet e të drejtave në nivel global.
Të abuzosh me emrin “Europë”
Dëmi është bërë tashmë. Europa dhe Bashkimi Europian përdoren lirisht si sinonime dhe e zëvendësojnë njëra-tjetrën në ligjërimin publik. Sa për kujtesë: Europa dhe Bashkimi Europian janë dy gjëra të ndryshme. E di që është i thjeshtë dhe evident deri në banalitet ky pohim, por nganjëherë edhe disa gjëra të thjeshta duhen thënë. Sidomos për t’ua freskuar kujtesën atyre që e kanë bërë lëmsh komunikimin publik, duke na thënë “do të hyjmë në Europë”, “Europa nuk na pranon kështu siç jemi”, “po shkojmë drejt Europës” e të tjera broçkulla retorike si këto.
"Ta mbrojmë të gjithë Europën, duke e bërë atë më të mirë"*
Kush e ka ndjekur periudhën e nxehtë të debateve, ka marrë një ndjesi se referendumi mbi anëtarësinë e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian nuk do të kishte një fund të mirë. Çfarë nuk u tha dhe shkrua për Evropën… si edhe u besua nga aq shumë të tjerë e megjithatë, ende jam shumë i shokuar. Vota e britanikëve për daljen nga Bashkimi Evropian ka shkaktuar gjithkund në Evropë keqardhje, pasiguri dhe zhgënjim. Kjo është një shkëputje e fortë, një shkëputje historike! Megjithatë: Neve nuk na lejohet të biem as në një shtangie nga shoku dhe as në një aksionizëm të rrëmbyeshëm.
Roli i ri i Gjermanisë – Europa dhe ruajtja e BE-së, prioritetet kryesore
Po flitet shumë së fundmi për një rol të ri të Gjermanisë. Në planin ekonomik ajo e ka prej kohësh rolin e një fuqie të madhe, për vetë peshën që zë, por në planin diplomatik e sidomos në çështjet e sigurisë, Berlini është treguar shumë i kujdesshëm. Trashëgimia e Luftës së Dytë Botërore dhe më tej akoma, një histori shekullore konfliktesh në Europë, që kanë patur si protagonist këtë vend, imponuan rishikimin themelor të qasjes ndaj situatave ndërkombëtare.
