establishmenti
Në Shqipëri nuk ka opozitë
Ben Blushi ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me gazetarët ku është përqendruar në çështjet e reformës zgjedhore. Blushi tha se ka kohë për votimin elektronik dhe një nga arsyet pse LIBRA, partia që ai drejton e kërkon këtë është edhe se një numër i madh anëtarësimesh në të, bëhen online. I pyetur për koalicionet Blushi tha se kjo është një çështje që do të vendoset nga anëtarësia në të ardhmen, ndërkohë që shtoi se “Shqipëria nuk ka opozitë”.
“Ka ardhur koha që këta politikanë të quhen hapur banditë dhe hajdutë”(video)
Adi Krasta ka nisur “A Show” përmes së cilës përcjell mesazhe dhe komente mbi situatën politike. Si një shfaqje e re në mjedisin mediatik shqiptar, shfaqja e parë ka dalë me mesazhin se aktualisht media dhe politika janë bashkuar në ngurtësimin e zhvillimit në një status quo e cila nuk lejon çlirimin e energjive.